Nuk mund të bëhet art nëse nuk ke një vend të stabilizuar. Ky argumenti që ngrenë artistët në mbrojtje të territorit të Teatrit Kombëtar. Një territor që deri më tani ka qenë ekskluzivisht i teatrit, ndërsa me projektin e ri do të jetë një hapësirë tjetër multifunskionale në kryeqytet.

Një hapësirë që tashmë nëpërmjet një projektligji të Ministrisë së Kulturës i jepet një subjekti privat.

Reagimi vazhdon të jetë i njëzëri, protëstuesit thonë se nuk do të ndalen. Hapi i radhës janë dy letra publike.

“Është rast i rrallë në rruzull, në historinë e njerëzimit, që bëhet një ligj për një koncesion, për një firmë, për një truall. Hapi i parë është që ne të dërgojmë një letër të hapur kryetarit të kuvendit dhe presidentit të republikës, dhe pastaj do shikojmë dhe do presim deri ditën e premte. Këtë ta harrojnë që mund ta kalojnë lehtë, sepse ky është një krim, është një skenë korruptive, e cila bëhet hapur në sytë e të gjithëve”, tha Ervin Goci, aktivit i shoqërisë civile.

Kur reagimi ishte në fillesat e veta, tonet ishin idealiste. Ato po bëhen të dukshme edhe tani, duke propozuar një qëndresë në teatër.

“Ne do ngelemi në teatër, për të qenë prova që qeveria nuk mund të shembi një teatër dhe të ndërtojë një teatër të ri pa e pyetur komunitetin dhe pa e sqaruar se si është ky projekt. Për këtë arsye ne do të qëndrojmë aty. Gjithë artistët do të jenë aty, do përpiqemi të organizohemi që të jemi ditë e natë, që askush të mos vijë. Do organizojmë edhe një teatër rruge, meqë nuk na i lejojnë ta bëjmë teatrin në kushte normale”, tha Robert Budina, producent.

Ky është një proces dhe koha do ta tregojë se sa kompaktë do të jenë në qëndrimet e tyre artistët dhe qytetarët në mbrojtje të godinës së teatrit kombëtar. Ajo që dihet është që e premtja do të jetë një tjetër ditë proteste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA