Vetting për Llallën? Sot vendimi nëse ish-Kryeprokurori do t’i nënshtrohet procesit

11/06/2018 11:28

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të marrë sot një vendim nëse ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla i nënshtrohet procesit të Vettingut pas dorëheqjes.

Komisioneri argumentoi javën e kaluar se ish-Prokurori i Përgjithshëm pavarësisht dorëheqjes nga drejtësia, vazhdon të ketë statusin e magjistratit e për këtë arsye dorëheqja e tij nuk rezulton të jetë kryer siç duhet. Si argument komisioneri solli shembullin e dy gjyqtarëve të dorëhequr pranë KLD gjatë vettingut.

“Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Floran Ballhysa, komisioneri publik.

Por avokati kundërshtoi me pretendimin se që nga Venezuela e në Shqipëri dorëheqjet janë njësoj, sipas Sokol Hazizajt. Për më tepër mbrojtja shtoi se Adriatik Llalla u vetëlargua pasi i përfundoi mandati si Prokuror i Përgjithshëm e më pas ka depozituar dorëheqjen sipas ligjit.

“I ka dhënë të drejtën ligjbërësi, jo vetëm subjektit Adriatik Llalla, por kujtdo subjekti tjetër”, tha Sokol Hazizaj.

Përgjatë dy seancave palët po mbajnë llogoret e tyre duke përdorur si armë mënyrën si e la drejtësinë Adriatik Llalla. Por në fakt përfaqësuesi i interesave të publikut që është komisioneri, kërkon të rrezohet vendimi i shkallës së parë që ndërpreu vettingun, menjëherë sapo Adriatik Llalla dha dorëheqjen.

Dhe me këtë qëndrim komisioneri kërkon edhe nënshtrimin ndaj vettingut edhe të ish gjyqtares së Lartë Mirela Fana dhe të ish prokurorit Sulejman Tola, që të dy ata të dorëhequr pranë Presidentit. Por avokati i Llallës mendon se do të fitojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA