Një çapkëne si Charlote; Princesha e vogël vjedh vëmendjen në ndeshjen e të atit

11/06/2018 08:59

Princesha Charlote është padyshim çapkënia e familjes mbretërore britanike. Edhe pse vetëm 3 vjeçe, ajo ka ditur më së miri të tërheqë vëmendjen e fotografëve gjatë ndeshjes së POLO-s, ku luante dhe babai i saj, Duka i Cambridge.

Përgjatë të gjithë ndeshjes, Charlote ka qenë fansja më e zjarrtë e të atit, duke rrëmbyer zemrat e të gjithë të pranishmëve me thirrjet dhe puthjet që i dërgonte princit William. Kanë qenë të pakta momentet teksa Kate Midelton, ka shijuar diellin dhe qetësinë e të dielës pasi Charlotte vraponte nëpër fushë, dhe Kate i është dashur ta ndjekë nga pas, edhe me vrap. Dukesha kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe komod, të njëjtin stil kish zgjedhur edhe për princeshën e saj Charlote.

Të gjitha fitimet nga ndeshja e POLO-s, do të shkojnë për bamirësi, pasi William është president i shoqatës së bamirësisë “Royal Marsden” dhe “Centrepoint”, ku është pronar.

Biletat, për të marrë pjesë në ndeshje dhe për një ditë më pranë familjes mbretërore, kushtojnë 150 paund për person dhe përshkruhet nga organizatorët si një ditë relaksi, pushimi dhe argëtimi në fshat. Kjo është vetëm ndeshja e parë në serinë e dhjetëra të tillave që Will dhe Harry do të organizojnë gjatë verës. Tradita vijon që prej 2007 dhe prej asaj kohe, ata kanë arritur të mbledhin fonde deri në 11 milionë paund.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA