
Histori si në filma! I huaji përndoqi 14-vjeçaren në Tiranë duke u maskuar si vajzë amerikane, udhëtoi nga Finlanda dhe i trokiti në derën e shtëpisë
23/02 20:38
Një çift bashkëshortësh që po ecnin në këmbë janë përplasur mbrëmë nga një automjet në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur kthesa “Institutit të Misrit”.
Për pasojë ka mbetur i vdekur Besnik Beci, 53 vjeç dhe është dëmtuar rëndë bashkëshortja e tij, Alketa Beci, 44 vjeçe.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është 49 vjeçar, i cili si fillim u largua nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga policia disa metra me tutje dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel