Janë të paktën 60 shitësit e vegjël ambulantë të produkteve ushqimore që dalin çdo ditë buzë rrugëve në Gjirokastër.

Të parët që dalin në mëngjes janë shitësit e qumështit dhe të bulmetit nga zonat rurale dhe tregu i përkohshëm vazhdon të mbushet me fermerët që shesin vezë, perime, e fruta. Më rrallë ndesh shitës mishi por shumë nënprodukte të mishit shiten prej kohësh në automjete pa kushte frigoriferike.

Qytetarët mendojnë se siguria lë për të dëshiruar dhe se duhen më tepër kontrolle megjithëse shumë prej tyre janë blerës të stendave ambulante.

Gjirokastra ka gjithsej rreth 52 subjekte me risk të lartë mes të cilave 36 fabrika prodhimi produktesh ushqimore dhe 4 fabrika qumështi. Zyrtarë të AKU pohojnë se megjithë kontrollet ende mbetet problematik tregu i palicencuar, i cili nuk mund të inspektohet.

150 subjekte janë paralajmëruar për mungesë standardesh e vitin e kaluar dhe numri është pothuajse i njëjtë këtë fillim vere, por pjesë e raportit janë vetëm të tregtarët e licencuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA