Çmimi i Madh i Kanadasë nuk ishte gara më e mirë për Lewis Hamilton.
Piloti i Mercedesit përfundoi i pesti në Montreal dhe humbi vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve. Tashmë, kryesimin e mban Sebastian Vettel i Ferrarit, me një pikë më shumë sesa britaniku.
Hamilton u shpreh se fuqia motorike e Mercedesit nuk ishte në lartësinë e duhur: “Pata probleme me motorin. Fuqia e motorit ishte me ulje-ngritje dhe kjo më pengoi. E dija që diçka nuk shkonte dhe përpara se të futesha në pistë, por besoja se nuk do të ishte pengesë, por në fund rezultoi e kundërta. Shkoi me keq nga sa e kisha menduar”, deklaroi Hamilton
“Por mund të kishte shkuar më keq. Mendoja se do të më shpërthente motori. Mund të kisha braktisur garën dhe të humbja 25 pikë brenda një fundjave”, shtoi më tej britaniku.
Top Channel