Dhunohet brutalisht dhe hidhet në rrugë, vdes 20-vjeçarja shqiptare

11/06/2018 10:30

Mediat italiane shkruajnë për një vajzë 20-vjeçare shqiptare e cila është dhunuar për vdekje, dhe ka ndërruar jetë në spital.

Quhet Anxhela Meçani, që sipas mediave të vendit fqinj punonte si prostitutë. Ajo është dhunuar keq dhe është hedhur nga një makinë në një rrugë në Torino, në zonën e Nichelino mbrëmjen e të shtunës. Për një ditë është shtruar në spitalin Santa Croce di Moncalieri në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Sipas mjekëve mjafton vetëm trauma nga rënia nga makina për ta vrarë, para se të rrihej në mënyrë brutale.

Mbrëmjen e të shtunës e ndjera u gjet në asfalt nga një shofer që ka kaluar aty. Më pas ka ndërhyrë patrulla e policisë rrugore që ka nisur hetimet. Për momentin nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por ekzistojnë dy pista hetimi: që mund të jetë eliminuar nga organizata për të cilën punonte, ose të ketë takuar klientin e gabuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA