Një person është gjendur në gjendje të rëndë, rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të diele, përpara portës së Spitalit të Bulqizës.

I plagosuri, i identifikuar si 20-vjeçari Shkëlqim Spahiu, është vënë re nga një banor që kishte shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet nëse ka shkuar vet deri te porta e spitalit, apo e kanë lënë aty të tjerë.

Policia e njoftuar nga mjekët ka nisur hetimet, ndërsa bluzat e bardha raportojnë se të plagosurit i janë gjetur plagë të rënda në kokë dhe në këmbë, e për pasojë e kanë nisur me helikopter drejt Tiranës.

Top Channel