Shitëset hajdute zbulohen nga kamerat, dy të arrestuara në Lushnje

09/06/2018 09:42

Shitëse në marketin ku punonin, por prej kohësh vidhnin paratë e kasës. Dy vajza në Lushnje, janë arrestuar nga policia për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Kanë qenë kamerat e marketit që kanë zbuluar vajzat, të cilat herën e fundit kishin marrë nga kasa 70 mijë lekë.

Sonila Gjoshi, 24 vjeçe dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja nga Lushnja, punonin shitëse në një market në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjes.

Në periudha të ndryshme, dhe më shumë se një herë vajzat kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash në kasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” më shumë se njëherë”.

Top Channel