Salah në luftë me kohën, kërkon ndeshjen me Uruguajin

09/06/2018 13:14

Mohamed Salah është në luftë me kohën, për të qenë gati që në premierën e Kupës së Botës(Egjipti luan më 15 qershor kundër Uruguajit), pas dëmtimit që mori në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Tani ndihem më mirë – deklaroi për Marca sulmuesi egjiptian – Shpresoj shumë që të luaj që në ndeshjen e parë, por do të varet se si do ndihem. Momenti i dëmtimit ka qënë më i keqi në karrierën time. Kur rashë në tokë ndjeva një përzierje mes dhimbjes fizike dhe shqetësimit, por edhe shumë zemërim dhe trishim, që nuk mund të vazhdoja të luaja finalen”, tha Salah.

Më pas sulmuesi i Liverpool komentoi edhe episodin me Sergio Ramos. “A ishte një dëmtim normal në fushë? Nuk e di, mbase – tha më tej Salah – Ramos thotë që po të isha kapur pas krahun të tij do dëmtoja krahun tjetër? Është për qeshur. Mund të them që shkon gjithçka mirë kur dikush më parë të ka bërë të qash, e më pas të bën të qeshësh. Ndoshta edhe mund të parashikojë që do të jem gati për Kupën e Botës… Është e vërtetë që Ramos më ka nisur një sms, por nuk i kam thënë kurrë që jam mirë”, përfundoi Salah.

Top Channel