Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive banale në fshatin Seferan, Bashkia Belsh.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga veprimet e shpejta është bërë i mundur identifikimi i autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi L.H., 24 vjeç, banues në fshatin Seferan, Belsh.
I plagosuri është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel