Daja e ka mendjen te futbolli edhe në festë, Irma Libohova bëhet “divë e futbollit” (VIDEO) 21/10 15:32
Simona Halep i ka dhënë fund tabusë së titujve ‘slam’, teksa këtë vit e ka bërë të vetin turneun francez “Roland Garros”.
Tenistja rumune nuk kishte fituar asnjë titull ‘slam’, ndonëse kishte diskutuar 3 finale radhazi.
Në finalen e “Roland Garros”, rumunia mposhti me përmbysje amerikanen Slaone Stephens, me rezultatin 2-1, (3-6, 6-4, 6-1).
Halep përforcon kështu pozitat si numri 1 në botë, në tenisin për femra, ndërsa amerikania Stephens e nisi turneun në vendin e 10, por nga nesër do të renditet e 4-ta.
Top Channel