Plagosen dy persona në Gjirokastër, arrestohet përkrahësi i autorit të krimit

08/06/2018 09:28

Dy persona u plagosën pasditen e djeshme në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, teksa policia ka vënë në pranga një 39-vjeçar si përkrahës të autorit të krimit.

Sipas policisë Paolo Xhaferri ka transportuar me automjet nga Gjirokastra drejt Delvinës K. Ll, si autor i plagosjes me armë zjarri të V. B, 36 vjeç dhe Xh. G., 52 vjeç,. Ai është shpallur në kërkim.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel