Teatri i Elbasanit, në nisje të sezonit veror ka menduar që të rikthejë estradën, duke rikthyer edhe humorin tek publiku elbasanas.
“Na ishte një herë Estrada” rezultoi sukses që në premierë, duke dhuruar të qeshura pa fund tek spektatorët që kishin mbushur sallën e teatrit.
Loja e shkëlqyer e aktorëve Muharrem Hoxha dhe Dhimitër Topuzi përcolli edhe mesazhe të forta të aktualitetit të sotëm në çdo familje shqiptare.
Aktorët shpresojnë që ky rikthim i estradës, këtij zhanri kaq të dashur për publikun, do të vazhdojë edhe me shfaqje të tjera në të ardhmen.
Në këtë shfaqje gjithashtu interpretuan aktoret Ilirda Bejleri, Antoneta Doka dhe Mario Elezi. “Na ishte një herë Estrada” do të ngjitet në skenën e teatrit Skampa edhe në datat 8, 9 dhe 10 qershor.
Top Channel