Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Tre gra po ecnin në anë të rrugës Gjirokastër- Kakavijë, kur pranë vendit të quajtur Jorgucat janë përplasur nga një mjet. Për pasojë dy prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër është në spital në gjendje të rëndë.
Informacionet paraprake të policisë së Gjirokastrës bëjnë të ditur se mjeti “Nissan” me targë Gj 0524 A, me drejtues Leonidha Klemo ka goditur tre gratë.
“Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Gjirokastrës.
Top Channel