Ish-kampioni i botës merr në krahë boksierin Sefer Seferi! – FOTO

08/06/2018 17:00

Janë rivalë dhe nesër do të ndeshen në ring, ndërkohë gjatë peshimit zyrtar të ditës së sotme kanë dhuruar spektakël, në ndryshim nga shumica e përballjeve të tjera.

Edhe pse mes shumë boksierëve të tjerë ka tension një ditë para duelit e kundërta ka ndodhur mes Tyson Fury dhe boksierit shqiptar Sefer Seferi.

Diferenca e peshës mes dy boksierëve ishte mjaft e madhe. Fury peshonte 131 kilogramë, ndërsa Seferi 96 kilogramë.

Tyson Fury për të dhuruar spektakël dhe për të treguar edhe avantazhin e tij, Fury në një moment e merr në krahë boksierin shqiptar.

Ndoshta kjo ndodhi edhe se Fury, ish-kampioni i botës, e mendon se të fituar këtë duel ende pa u futur në ring.

Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë ditën e nesërme, nëse do të ketë ndonjë surprizë nga ana e Seferit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel