Gjyq për të zhvilluar një gjyq! Kush duhet të gjykojë vrasjen e Fildez Hafizit?

08/06/2018 13:51

Gjykata e Lartë pritet që në fillim të javës së ardhshme të shprehet me vendim se kush gjykatë është kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildeze Hafizi.

Kjo çështje prej gati një viti po shëtit sa në Gjykatën e Krimeve të Rënda në atë të Shkallës së Parë të Tiranës, por pa mundur dot të shqyrtohet.

Në datën 30 maj, Gjykata e Tiranës ja përcolli dosjen Gjykatës së Lartë, pasi ishte e paqartë mbi kompetencën për shqyrtimin e çështjes.

Të njëjtin problem më parë e kishte konstatuar edhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e kishte transferuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Duke parë këto zvarritje, në një kohë kur afatet e paraburgimit kalonin duke rrezikuar lirimin e autorit të krimit, babai i gjyqtares së ndjerë i dërgoi një letër Presidentit të Republikës, ministres së Drejtësisë, kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE në vendin tonë, të cilëve u kërkonte vëmendjen dhe përshpejtim të procedurave, pasi vonesat rrezikonin lirimin e vrasësit të së bijës.

Por, fatkeqësisht dy ditë pasi shkroi këtë letër, Bynjamin Hafizi ndërroi jetë, pa marrë vesh nëse do të jepet drejtësi për vrasësin e të bijës.

Ndërkohë, pas vendimit që do të japë Gjykata e Lartë javën e ardhshme pritet të nisë edhe procesi i gjykimit ndaj Fadil Kasemit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA