Florian Marku nuk zhgënjeu admiruesit shqiptar të sportit të MMA dhe regjistroi një tjetër fitore në karrierën e tij.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, 25-vjeçari mundi rivalin e tij serb, Sladjan Dragisic ashtu siç e premtoi në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, brenda raundit të parë.

Atmosfera ishte elektrizuese, por ajo u ndez akoma më shumë në momentin kulmor të saj, kur në ring hyri Florian Marku sigurisht i shoqëruar nën ritmin e muzikës së reperit të njohur shqiptar, Noizy. Askush nga të pranishmit rreth ringut nuk përmbahej duke filluar menjëherë mbështetjen ndaj “luftëtarit” shqiptarit.

Pas prezantimit të luftëtarëve në këtë ndeshje, filloi dyluftimi dhe për hir të së vërtetës nuk është se zgjati shumë. Ishin parashikuar që të zhvilloheshin 3 raunde nga 5 minuta, por Marku kishte të tjera ide në kohë, e mbylli sfidën kur kronometri shënoi kohën 3 minuta e 22 sekonda që do të thotë se Dragisic arriti të qëndronte në këmbë vetëm 1 minutë e 38 sekonda. Ishte një fitore kjo që ngriti peshë të gjithë publikun, duke bërë që Florian Marku të bënte edhe një premtim tjetër.

Pasi mori trofeun, në ring u shfaq edhe torta simbolike e kësaj fitoreje të Florian Markut, të cilin shpresojmë vërtet ta shohim në kampionatin UFC, ashtu siç ai premtoi.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA