Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Sazeve solli te Pazari i Vjetër i Korçës muzikën folklorike shqiptare dhe interpretimet virtuoze të grupeve nga Korça, Berati, Vlora, Erseka dhe Përmeti.
Ky aktivitet kulturor organizohet për të dhjetin vit dhe synon transmetimin e vlerave të kësaj pasurie të trashëgimisë kulturore.
Muzika folklorike, këngët dhe vallet ndërthuren në këtë aktivitet për dy mbrëmje radhazi, ndërsa synojnë jo vetëm ruajtjen e kësaj vlere, por edhe kultivimin te brezat më të rinj.
Juria me personalitetet e njohura të muzikës, Eno Koço, Pandi Bello dhe klarinetisti Aleks Xhelili do të japin vlerësimin për grupin dhe interpretimin më të mirë.
Festivali Tipologjik Kombëtar i Sazeve është një prej aktiviteteve kulturore të sezonit turistik veror në qytetin e Korçës.
Top Channel