Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka testuar edhe atë që pritet të jetë formacioni i dytë i tij, ose lojtarët që do të nisen nga stoli.

Në miqësoren e fundit para startit të Botërorit, “Tre Luanët” mposhtën me rezultatin 2-0 Costa Ricën, falë golave të shënuar nga Rashford dhe Dany Welbeck, nga një për secilën pjesë.

Anglia ka treguar një formë mjaft të mirë jo vetëm në ndeshjet kualifikuese, por edhe në testet miqësore të zhvilluara në 2018-ën.

Skuadra e Southgate është shfaqur mjaft cinike, duke u mbrojtur mjaft mirë dhe duke shfrytëzuar maksimalisht hapësirat për të sulmuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA