Foto arkiv

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Kir. Informacionet paraprake të policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.40 në fshatin Mes, të Shkodrës.

20-vjeçari M.M., nga fshati Shtoj Ri ka hyrë në lumë po pa mundur të dalë. Trupi i pajetë u dërgua ne Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Po kryhen veprimet proceduriale me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel