“Shqipnia e terrorizueme kishte ra në koma. Njerëzit e dijtun nuk dishin ma kurrgja dhe njerzit e paditun kishin në dorë gjithçka: atë që nuk dihej”.
Janë këto disa nga rreshtat e shkruara shumë vite më parë nga At Zef Pllumi, zhgunin e së cilit këtë fundjave do ta vesh aktori Arben Derhemi për të ngjitur në skenën e Teatrit Eksperimental pjesën “Rrno për me tregue”, aq aktuale edhe sot.
“Të rrosh për të tregu të shkuarën, të shkuarën dhe të tashmen e këtij kombi që do të thotë: po nuk ditëm se nga vijmë dhe ku jemi, nuk do të dimë kurrësesi se ku shkojmë dhe ky komb mbi të gjitha ka nevojë shumë për mesazhe të tilla dhe ka nevojë që qoftë edhe të mësojë historinë e vet”, shprehet Arben Derhemi, aktor.
“Ismail Kadare thotë diçka shumë të bukur për këtë vepër. Kanë nevojë brezat që do të vijnë që ta njohin dhe të kuptojnë shumë mirë se ku kemi jetuar ne. Kanë nevojë ata që kanë bërë historinë, kanë nevojë edhe ata që duhet ta rikshruajnë historinë. Kanë nevojë antikomunistet, por kanë nevojë edhe komunistët mbi të gjitha, për të kuptuar se çfarë i kanë bërë këtij kombi”, thotë Derhemi.
“Rrno për me tregue” vjen në datat 8-9-10 qershor në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Top Channel