Një ish-punonjës i policisë së Shkodrës është tronditur orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, pas një granate që i kanë hedhur në oborrin e banesës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 pas mesnate, në banesën e shtetasit 63-vjeçar Shyqyri Çela, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës.

Policia shkoi në vendngjarje për të bërë verifikimet dhe hetimet e nevojshme. Sipas bluve, nga ngjarja nuk ka pasur njerëz të lënduar, vetëm dëme rastësore.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, për të cilën është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv.

Shkaqet ende nuk dihen, por hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Top Channel