Vendimi i Zinedine Zidane për t’u larguar nga Reali, pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions League, duket se ka kapur të papërgatitur presidentin Florentino Perez.
Ky i fundit nuk po arrin ende të gjejë një pasues për francezin, ndonëse ka kontaktuar disa trajnerë të njohur në Europë, si Allegri, Nagelsmann, Pochettino, etj.
Emri më i fundit që ka dalë në skenë është ai i ish trajnerit të Italisë dhe Chelseat, Antonio Conte, i cili sapo është larguar nga stoli i skuadrës londineze.
Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se mes palëve është realizuar një kontakt paraprak, për të testuar gatishmërinë e Contes për t’u ulur në stolin e Realit.
Gjithsesi në ditët në vijim do të mësohet më shumë në lidhje me pasuesin e Zidane në stolin kampionëve të Europës, një çështje kyçe për t’u zgjidhur, para se të fillojë puna në merkato.
Top Channel