Rafinha iu bashkua Interit në muajin janar, si i huazuar nga Barcelona dhe mes dyshimeve të shumta mbi formën e tij fizike. Gjithsesi në 5 muaj braziliani arriti të integrohet gradualisht në formacionin e Spallettit dhe të fitojë zemrat e zikaltërve.

Ai u shndërrua në një protagonist jo vetëm në fushën e lojës, me performancat tejet cilësore, por edhe me deklaratat e vazhdueshme të dashurisë për fanellën zikaltër.

Gjithsesi aktualisht Rafinha është edhe njëherë lojtar i Barcelonës, pasi Interi nuk mund të paguajë kartonin e tij, të paktën deri më 30 Qershor, për shkak të Fair Play-t Financiar.

i pyetur mbi të ardhmen e Rafinhës, babai menaxher i tij, Mazinho tha se brenda javës së ardhshme do të qartësohet pozita, pas një takimi mes Interit dhe Barcelonës.

“Drejtuesit e të dy skuadrave do të takohen javën e ardhshme dhe do të diskutojnë për këtë çështje. Vetëm pas atij takimi do të jemi më të qartë në lidhje me të ardhmen. Rafinha dëshiron të mbetet te Interi, pasi pikërisht në Milano rigjeti formën fizike dhe filloi të argëtohej sërish duke luajtur futboll”, deklaroi Mazinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA