Vera Ora krenare për Ritën, komenton koncertin në Tiranë – FOTO

05/06/2018 16:39

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhuroi spektakël dhe emocione mbrëmjen e të diele në sheshin “Skëndërbej”.

Me mijëra njerëz e ndoqën nga afër yllin ndërkombëtar të muzikës, një mundësi që për shumë persona vjen rrallë.

U fol shumë se në sheshin “Skënderbej” ishin të pranishëm 250 mijë persona, por të shumtë ishin edhe ata që me komentet e tyre e hodhën poshtë këtë shifër, duke u shprehur se sheshi nuk është aq i madh për të mbajtur kaq persona.

Për koncertin e Ritës në Tiranë ka reaguar edhe nëna e këngëtares, Vera, i cili ka bërë një postim në llogarinë e saj të “Instagramit. Ajo ka postuar një foto vërtetë të veçantë, ndërsa shkruan: “Kjo është një foto e botës, qyteti i Tiranës gjatë koncertit të Ritës”.

FOTO GALERI
38/55

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA