Serbi Djokoviç eliminohet në çerekfinale të “Roland Garros”

05/06/2018 22:49

Novak Djokoviç e ka mbyllur para kohe “Roland Garros” duke u eliminuar në çerekfinale nga numri 77 në renditjen botërore, italiani Mario Cecchinato, i cili ka dhuruar spektakël në këtë ndeshje.

Në një sfidë që zgjati plot 3 orë e 30 minuta, i riu italian nuk i mbajti lotët në fund të sfidës, ndërsa mori edhe komplimentet e rivalit të tij.

Cecchinato që mban numrin 77 në renditjen botërore, fitoi dy setet e para me rezultatin 6-3 dhe 7-6, ndërsa Djokoviç rihapi sfidën duke marrë të tretin me rezultatin 1-6.

Seti i katërt ishte ai më spektakolari, që zgjati plot 1 orë e 18 minuta, dhe u fitua nga italiane me rezultatin 7-6. Tashmë Cecchinato vijon aventurën e tij në gjysmëfinale, ku do të përballet me austriakun Dominic Thiem.

Top Channel