Meta bën bashkë të majtë e të djathtë në Dibër: Të forcojmë ndjenjat kombëtare

05/06/2018 13:33

Kreu i shteti Ilir Meta ka bërë bashkë të majtë e të djathtë gjatë një vizite në fshatin Sllovë të Dibrës, ku u prit nga autoritetet vendore, deputetë dhe banorët e zonës.

Në ceremoninë e rikonstruksionit të shkollës “Ajet Ndreu”, ishin të pranishëm dhe minsitrat Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla, si dhe deputetë demokratë të qarkut.

Dibra, tha Meta është një nga zonat më të mrekullueshme e më me tradita të Shqipërisë. “Të forcojmë rrënjët tona kombëtare, të forcojmë ndjenjat e dashurisë për Atdheun dhe vendlindjen tonë. Mesazhi im nga Dibra, të forcojmë ndjenjat kombëtare. Krenarë për identitetin tonë kombëtar”, u shpreh kreu i shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA