Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur konsultimin publik për Paketën Fiskale 2019.

Ministri Arben Ahmetaj i është drejtuar sot me një letër të hapur sipërmarrjes, duke i ftuar të japin mendimet dhe propozimet e tyre për paketën e Vjeshtës që do të shoqërojë e Buxhetin e Shtetit 2019, krahas disa ndryshimeve të rëndësishme në paketën aktuale, që priten të kalojnë në qershor 2018.

“Kemi propozuar shkallëzimin e normës së tatimit mbi fitimin për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë lekë për të cilat, norma e tatimit mbi fitimin ulet me tre herë, nga 15% në 5%. Me këtë masë rreth 90% e sipërmarrësve përfitojnë lehtësim të ngarkesës fiskale me tatim fitimin zero ose 5%”, thuhet në këtë letër.

Ndryshime do të ketë dhe në sektorin energjetik, shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe sipërmarrjet e licencuara në sektorin e agroturizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA