Vlora u trondit mbrëmjen e së hënës nga një atentat, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari Vasil Dervishaj. Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, tek ish-Kombinati i Peshkut.

I riu u qëllua me armë teksa ishte duke drejtuar makinën e tij me targa italiane në rrugicën e shtëpisë.

Sulmuesit janë larguar me shpejtësi nga rruga e pandriçuar, ndërsa i plagosur, Dervishaj arritit të dalë nga makina, por nuk u mbijetoi plagëve.

Policia ngriti patrulla në mbarë qytetin në kërkim të autorëve. Ndërkohë, në pyetje po merren edhe dëshmitarë dhe të afërm të viktimës.

Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për konflikte të vjetra. 29-vjeçari jetonte në Vlorë dhe kishte në pronësi një lokal, një pikë bastesh, si dhe një magazinë me elektroshtëpiake.

Policia e Vlorës është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, si dhe vijon kontrollet jo vetëm në qytetin e Vlorës, por edhe në disa fshatra përreth.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA