Jorge Lorenzo me të gjitha gjasat do të largohet nga skuadra Ducati.

Piloti fitues i garës së fundit në MotoGP, që u zhvillua në Itali, zgjodhi pikërisht mesin e festës në Muxhelo për t’i dhënë “de facto” divorcin ekipit me bazë në Borgo Panigale.

“Nuk jam dorëzuar kurrë dhe jam krenar për këtë. Kam patur shumë momente të vështira, por kisha motivimin për të fituar me Ducatin. Është mëkat që nuk më kanë dhënë këto ndihma më përpara, por për të ardhmen tashmë është vonë. Skuadra më ka mbështetur në 100% kur ishte shumë vonë”, tha piloti spanjoll.

Jorge Lorenzo nuk e mohoi sforcimin ekonomik të bërë nga Ducati, por nënvizoi se çështja e tij nuk ka qenë kurrë e motivuar nga paratë.

“Është e vërtetë që skuadra investoi shumë, por unë nuk e bëra këtë për para’, pasi kisha edhe më parë një kontratë të rëndësishme te Yamaha. Limitet ishin më së shumti teknike. Nëse do të rikthehem te Yamaha, këtë do ta merrni vesh pas 7 ditësh”, tha Lorenzo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA