Harry Kane është futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke lënë pas argjentinasin Messi, brazilianin Neymar dhe portugezin Cristiano Ronaldo.

Sipas CIES, Observatori Ndërkombëtar i Studimeve Sportive zbulon se sulmuesi i Tottenham është futbollisti që ka vlerën më të madhe në botë, 201.2 milionë euro, bazuar në disa të dhëna shumë të rëndësishme(minutat e luajtura, skandenca e kontratës, golat e shënuar, klubit që i përket) e mbi të gjitha faktori moshë.

Kane ka lënë pas Neymar me 197.5 mln, Mbappe me 186.5 mln dhe Messi në vendin e katërt me 184.2 mln euro. Shumë larg në këtë renditje është Cristiano Ronaldo me 104.2 mln euro në vendin e 24. Poshtë ndodhen në këtë renditje edhe dy futbollistët që kanë shkëlqyer në Itali në këtë sezon, Milinkovic-Savic dhe Allison, përkatësisht në vendin 54 dhe 57, përkatësisht me 75.4 mln dhe 75 mln.

FOTO GALERI
10/10
Harry Kane 201.2 mln

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA