Nuk mund të ketë dy Ronaldo në një skuadër. Kështu të paktën mendon Luis Nazario da Lima, i njohur ndryshe Ronaldo, Fenomeni.

Në një hapësirë të gjerë në faqet e ‘Mundo Deportivo’, braziliani ka ndërtuar formacionin më të mirë të të gjitha kohërave. Rreshtimi për brazilianin është 4-1-4-1, me një mesfushor dhe atë rol sipas tij, më mirë se askush tjetër mund ta bëjë vetëm Pirlo.

Por ajo që të bie në sy në zgjedhjen që ka bërë Ronaldo është mungesa e Cristiano Ronaldos, 5 herë fitues i Champions League dhe po kaq herë i Topit të Artë.
Ja formacioni më i mirë i të gjitha kohërave, sipas Ronaldos, fenomenit: Buffon, Cafu, Maldini, Cannavaro, Roberto Carlos, Pirlo, Messi, Maradona, Pele, Zidane, Ronaldo (Fenomeni)

Top Channel