Në ndeshjen e tij të fundit para tifozëve, Antoinne Grizmann u tradhtua nga emocionet. Sulmuesi i kombëtares franceze u përlot para kritikave të tifozëve për mënyrën sesi po i përballon tratativat me Barcelonën, por tani kalimi i tij i shumëpërfolur në Katalonjë, ndoshta nuk do të realizohet.

Skuadra blaugrana i ka bërë presion përmes drejtuesve që të vendosë shpejt për hapin e ardhshëm. Barça dëshiron që francezi Antoinne Griezmann të përcaktojë sa më shpejt të ardhmen e tij.

Emri i futbollistit transalpin është i lidhur ngushtë për një transferim në “Camp Nou” gjatë kësaj vere. Por, futbollisti i Atletico Madrid ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të saktë për këtë çështje.

Kështu, kampionët e La Ligas kanë kërkuar nga futbollisti një përgjigje të qartë para Kampionatit Botëror, në mënyrë që klubi të ketë hapësirë për transferime të tjera.

Në rast se Griezmann vazhdon me Atleticon, atëherë Barcelona do të mendojë për planin “B”, që sipas mediave spanjolle pritet të jetë Eden Hazard, futbollisti belg i Chelsea.

Barça ka vendosu kështu një ultimatum për Grizmann, pasi paraqitjet e tij në botëror mund të ngrenë dukshëm vlerën e kartonit dhe pretendimet e Atletikos së Madridit.

Top Channel