24/11 21:11
Turneu i tenisit “Roland Garros” vijon të konfirmohet si një pikë e dobët për tenistin bullgar, Grigor Dimitrov.
Numri 4 i Botës u eliminua në raudin e 1/16-ave nga tenisti spanjoll Fernando Verdasco, i cili triumfoi 3-0 ne sete.
Në një sfidë që zgjati 2 orë e 21 minuta, spanjolli përfitoi nga momenti i keq i Dimitrov dhe regjistroi triumfin përkatësisht me rezultatet 7-6, 6-2, 6-4.
Duhet thënë se në “Roland Garros”, tenisti bullgar nuk e kalon asnjëherë turin e tretë, që nga pjesëmarrja e tij e parë në vitin 2011.
Kualifkohet më vështirësi Zverer, që përmbysi 2-3 me sete Dzumhur, Novak Djokovic eliminoi 3-1 Bautista-Agut, ndërsa Nishikori 3-0 francezin Simon.
Top Channel