Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit Tomas Strakosha u përzgjodh si talenti më i mirë sezonal në rolin e tij. Mbrojtësi ekstrem që shkëlqeu në serinë A dhe në Europa Ligë me Lacion, duke u rikonfirmuar një garanci mes shtyllave, mori vlerësimin e “Talent Radar”, që renditi aftësitë individuale në Ligat kryesore kontinentale.

Lacio kishte një sezon pozitiv pavarësisht se në sfidën e fundit humbi vendin që e kualifikonte në Ligën e Kampioneve. Strakosha ishte për shumë ndeshje shpëtimtar i ekipit me ndërhyrjet vendimtare, aq sa ta vendosë në radarin e shumë ekipeve të njohura europiane.

Skuadra romane refuzoi këtë fundjavë një çek prej 30 milionë Euro nga Liverpool, shifër e gjykuar si shumë e ulët krahasuar me vlerën e vërtetë të portierit kuqezi.

Tomas Strakosha dominoi renditjen e “Talent Radar” duke lënë pas rivalë shumë të fortë. Në vendin e dytë sipas përzgjedhjes së ekspertëve është Arrizabalaga, që mbron portën e Athletic Bilbao në Spanjë. Mbyll podiumin një tjetër protagonist i La Ligës, portieri fluturues i Espanjolit, Diego Lopez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA