Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

BABALE KËRKON AZIL NË KOSOVË

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi deklaroi se po kryhen të gjitha procedurat për Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X”. Ai tha se Kosova është e detyruar të zbatojë Konventat ndërkombëtare.

RAMA KËMBËNGUL NGA ELBASANI: PUNË KA!

Kryeministri Rama ka vizituar këtë të shtunë Panairin e Punës në qytetin e Elbasanit, ku janë afishuar mbi 1.500 vende të lira pune. Sipas kryeministrit, papunësia është ulur me 5.4 për qind.

MAQEDONI, RIFORMATOHET QEVERIA E ZAEVIT

Kabineti qeveritar maqedonas u riformatua pak para mesnatës. Katër vende ministrash dhe po aq zëvendësministra ndryshuan në ekzekutivin e Zoran Zaevit.

ITALI, BERLUSCONI NUK I JEP VOTËBESIMIN QEVERISË

Silvio Berlusconi nuk ia jep votëbesimin qeverisë së sapokrijuar italiane mes “Lëvizjes 5 yjet” dhe “Lega Nord”. “Gjendemi përballë një momenti tejet të vështirë, me një formulë qeverisjeje të padëgjuar më parë dhe kontradiktore”.

PEREZ ËNDËRRON ALLEGRIN PËN PANKINËN E REALIT

Massimiliano Allegri duket se ka hedhur vështrimin nga Reali i Madridit, tashmë që klubi madrilen ka mbetur pa trajner, pas largimit të Zinedine Zidane. Perez mendon se ai i ka të gjitha cilësitë e duhura për t’u ulur në pankinën e “Los Blancos”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA