Benardi i “Big Brother” bokson mes kampionëve në Mynih!

02/06/2018 22:39

U prezantua si boksier në “Big Brother” duke marrë vëmendjen e të gjitha femrave me muskujt e tij, por nuk ishin të shumtë ata që e kishin parë në ring.

E kemi fjalën për Benard Marashin, djali nga Laçi, i cili është ngjitur në ring mbrëmjen e sotme mes kampionëve në Mynih. Në mbrëmjen e Gjetan Ketës.

Benardi u ngjit në ring pikërisht para ndeshjes kryesore. Në një ndeshje në boksin amator, ai arriti të mposhtë kundërshtarin e tij me pikë.

Djaloshi nga Laçi tregoi një gjendje të mirë në ring, ku edhe pse nuk arriti ta mbyll para kohe ndeshjen, e mposhti në të gjitha drejtimet rivalin e tij.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel