23/11 16:59
Tirana është kthyer mes më të mirave të futbollit dhe në timonin e drejtimit do të jetë sërish trajneri braizilian Ze Maria.
Lajmi është zyrtarizuar nga klubi bardheblu në një postim në Facebook, ku shfaqet presidenti Refik Halili së bashku me trajnerin Ze Maria. Në të thuhet se është gjetur akordi mes palëve dhe skuadra do drejtohet për dy sezone nga Ze Maria.
Një nga kushtet e Ze Marias ka qenë edhe konfirmimi I stafit të tij teknik, ku përfshihen ndihmësi Marco Aurelio dhe përgatitësi atletik Rafael Costa, të cilët do të jenë pjesë e bardhebluve për dy sezonet e ardhshme.
Top Channel