Më në fund është konfirmuar ndeshja e dytë miqësore e Kombëtares kuqezi. Ajo do të luhet më 3 qershor, në orën 16:00, në stadiumin e Evianit, siç ishte parashikuar.

Ndeshja do të luhet, pavarësisht kapriçove të Ukrainës, e për më tepër për shkak se policia zvicerane nuk merrte përsipër garantimin e sigurisë së këtij takimi në Gjenevë, ndaj dhe diskutimi vijoi për dy ditë nëse kjo miqësore do të zhvillohej apo jo.

Gjithsesi, edhe FIFA ka pranuar që ndeshja mes dy ekipeve të luhet në Evian, një opsion i pranuar tashmë edhe nga Ukraina.

Të besuarit e Christian Panuccit do të kenë mundësi të bëjnë kthesën në këtë miqësore të dytë, pas humbjes 3-0 nga Kosova vetëm pak ditë më parë.

Përfaqësuesja kuqezi e trajnerit Panucci, me shumë gjasa do të ketë titullar Lenjanin, ndërsa Kristal Abazaj nuk është në formë optimale fizike. Sulmuesi më i ri i Anderlechtit ndoshta nuk do të jetë as në stol.

Policia zvicerane nuk mori përsipër sigurinë e sfidës, ndaj kompanisë organizatore i mbeti në tavolinë vetëm impianti modest i Evianit, me 3.500 spektatorë, pikërisht atje ku do të luhet ky takim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA