Jo shumë vite më parë ai ka qenë padyshim një prej mesfushorëve më të mirë në botë, tani është gati të nisë aventurën si trajner, në pakinën e Derby County. Frank Lampard ka fimosur për 3 vjet skuadrën që militon në Championship.

“Gjithnjë kam dëshiruar të drejtoj një skuadër me traditë dhe histori dhe Derby është e tillë. Mendoj se kjo është një mundësi e madhe për mua”, tha Lampard. “Kaluam shumë kohë bashkë me presidentin dhe drejtuesit e bordit për objektivat e skuadrës. Kjo është detyra ime e parë, por kam punuar afër shumë trajnerëve të njohur dhe mendoj se kam aftësitë e duhura për drejtimin e një skuadre”, shtoi më tej 39 vjeçari.

Lampard ka luajtur 106 ndeshje dhe ka shënuar 29 gola me përfaqësuesen e Anglisë, ndërsa numëron 649 ndeshje me Chelsea-n, ku është dhe golashënuesi më i mirë. Në vitin 2014 ai u largua nga Chelsea, pasi fitoi 11 trofe me skudrën londineze.

Top Channel