“Zbërthehet” Belen Rodriguez: Kam bërë gjoksin! Martesa…? Kurrë s’do më shihni me një femër

30/05/2018 18:39

Në një intervistë të gjatë për revistën italiane “Chi”, modelja argjentinase Belen Rodriguez ka folur për gjithçka, pa doreza, nga dashuria, tek ëndrra e prishur për martesë dhe të ardhurat që përfiton.

“Ëndrra ime e përhershme është të gjendem në krahët e një personi, një mashkulli të cilin nuk mundem ta identifikoj, sepse gjithmonë më rezulton i ndryshëm. Ndihem si në qiellin e shtatë, më lart se kushdo tjetër. Gjithnjë përpiqem të ndryshoj peizazhin, një herë buzë detit, një herë në male. Ëndrrat kurrë nuk më kanë shkaktuar dhimbje. Ndonjë analist shprehet se kjo gjë nënkupton se nuk mund t’i dedikohem kurrë dikujt, ndonjë mashkulli. Corona (ish i dashuri) më ka përkufizuar si një cigane e zbathur? E di, ai më njeh shumë mirë”, ka thënë ndër të tjera Belen.

Sa i përket ndërhyrjeve kirurgjikale, ajo pranon të ketë bërë disa, edhe pse thekson se janë shumë pak.

“Vite më parë bëra gjokset, sepse rashë në peshë 8 kilogramë dhe thuajse m’u zhdukën. Kam bërë edhe ndonjë shpim me gjilpërë (puntuakturë), edhe pse s’kam ndërmend ta përsëris. Kur të vijë koha do të bëj edhe një tërheqje fytyre (lifting)”, vijon modelja italo-argjentinase.

Për paratë nuk e ka problem të flasë aspak.

“Dukem më e fortë se ç’jam në të vërtetë. Ndihem e brishtë, por jam një femër e sinqertë. Them gjithçka ashtu siç e mendoj se nëse gabohem, nuk më intereson. Fitoj mjaftueshëm, si të isha një futbollist i famshëm. Sigurisht që mund t’i lejoj vetes luksin e të zgjedhurit të punëve që dua të pranoj të bëj”, thotë në vijim Belen.

Për t’iu rikthyer sërish dashurisë dhe martesës, mbi të gjitha…

“Nuk besoj më te martesa, sepse kur dështoi ajo e para kam vuajtur si e çmendur. Ishte njësoj si të më ishte shkatërruar një ëndërr”.

Por ç’është dashuria, sipas Belen Rodriguez?

“Nëse do të lidhesha me ndonjë femër, pas Iannones (i fejuari aktual, pilot i MotoGP)? Jo kurrë, mua më pëlqejnë meshkujt. Të shkoj me një femër nuk është futur as në fantazinë time seksuale”.

A është ndierë ndonjëherë Belen se nuk është më një “seks simbol”?

“Po, kur solla në jetë fëmijën. Kisha një familje perfekte. U bëra nënë e një djali, më të bukurin në botë, pata burrin e pashëm, një shtëpi të madhe, pushime ideale. Ishte si të kisha jetuar në një përrallë. Por, pas asaj martese dola e shkatërruar. Sot, me zhgënjimin që kam lënë pas shpatullash pyes veten nëse ia vlen të firmos sërish një kontratë martesore? Dashuria është e bukur për sa zgjat”.

Në fund, sërish te paratë. “Kam bërë aq shumë parà, sa mund të mos punoja më sot. Gjithsesi, sot kam luksin të zgjedh dhe të mos bëjë shumë punë. Fitoj realisht si të isha një futbollist i famshëm dhe i shumëkërkuar”.

FOTO GALERI
11/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA