Si të mos mjaftonte presioni i favorites që vjen dukshëm nga roli i kampiones së botës dhe kualiteti i lojtarëve, te Gjermania tani duhet të bëjnë llogaritë edhe me nervozizmin e futbollistëve.
Përplasjet e forta fizike ishin prezente në seancën e fundit stërvitore të seleksionit të përzgjedhur nga Joachim Lëv.
Pas një faulli të rëndë në një minindeshje, Kimmich dhe Rudiger u konfrontuan fizikisht mes tyre dhe u desh vetëm ndërhyrja e stafit dhe lojtarëve të tjerë për të evituar përshkallëzimin e sherrit. Miroslav Klose, asistent i trajnerit Lëv ishte mes atyre që uli tensionin mes lojtarit të Bayern dhe mbrojtësit të Chelsea.
Në të njëjtën seancë, mesfushori Julian Draksler u godit nga një bërryl duke kërkuar ndihmën mjekësore pasi qëndroi disa minuta në tokë. Mbrojtësi Mats Humels e përshkoi situatën si një luftë sportive për fanelën e titullarit dhe brenda kufijve të normalitetit.
Gjermania kampione e botës, është në grupin F në turneun e kësaj vere, së bashku me Meksikën, Korenë e jugut dhe Suedinë.
Top Channel