Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
KLSH PADIT KREUN E ERE
KLSH ka paditur kreun e Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, pasi nuk ka miratuar disa dokumente thelbësore për sektorin energjetik duke shkaktuar një dëm prej 9 milionë eurosh.
PENALIZIM PËR FIRMAT E NDËRTIMIT ME DETYRIME
Firmat të cilat nuk bëjnë legalizmin e pallateve nuk do të pajisen me leje të reja ndërtimi. Janë 1200 objekte, ndërtuesit e të cilëve kanë braktisur procedurat.
KOSOVA DHE SHQIPËRIA PA “ROAMING”
Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për heqjen e tarifave “roaming” me Shqipërinë me 69 vota pro.
ARRESTOHEN “SKIFTERËT” NË SPANJË
8 shqiptarë u vunë në pranga nga policia spanjolle se vidhnin shtëpitë e të pasurve larg qendrave të qytetit. Në janar i njejti grup vodhi shtëpinë se futbollistit të Barcelonës Luis Suarez.
BUFFON TEK PSG, PENGESË UEFA
Gianluigi Buffon ka pranuar marrëveshjen e PSG, por rrezikohet nga UEFA që mund ta penalizojë për shumë ndeshje. Vendimi merret në ditët në vazhdim.
Top Channel