Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

IKMT PADIT KRYEBASHKIAKEN E SARANDËS
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka paditur ne prokurori kryebashkiaken e Sarandës Floriana Koka dhe dy ish zyrtarë të tjerë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

BASHA: BETEJA JONË, LARGIMI I QEVERISË
Lulzim Basha vijon akuzat ndaj qeverisë që sipas tij bën gjithçka për të mbrojtur Xhafajt, për të liruar Tahirin por mban në burg kuksianët. Beteja jonë shtoi ai është largimi i qeverisë që nuk përfaqëson interesat e njerëzve.

THELLOHET KRIZA POLITIKE NË ITALI
I mandatuari për krijimin e qeverisë së re në Itali, Carlo Cottarelli, nuk ka siguruar mbështetjen e partive të mëdha në vend dhe mund të mos e bëjë betimin. I gjendur para këtij fakti presidenti Matarella mund të organizojëzgjedhjet e reja në korrik.

LEWANDOWSKI LARGOHET NGA BAYERN
Robert Lewandowski nuk do të jetë më një futbollist i Bayern Munich.Nuk dihet ende skuadra që synon lojtari edhe pse flitet si zëvendësues i Benzema tek Real Madrid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA