Miss-i i fotos me serben: Jam kërcënuar, por nuk i marr seriozisht (Foto)

29/05/2018 19:30

Atalanta Kërçyku, Miss Elbasani dhe Miss Ballkani, iu kthye fotos së saj të famshme të vitit 2015 me Miss Serbinë në një intervistë për “Pasdite në Top Channel”.

Bukuroshja tregon se i qëlloi që të ndante dhomën me vajzën serbe: “Ishte vajzë shumë e mirë dhe inteligjente, nuk e kishte aspak problem që unë isha shqiptare. Edhe unë nuk e kisha problem që ishte serbe. Ende ruaj kontakte me të. Një nga sfilatat ishte me veshjet kombëtare. Ishim pranë njëra-tjetrës dhe e bëmë foton rastësisht. Pati shumë reagime, të mira dhe të këqija, përfshi edhe kërcënime. Por nuk i kam marrë kurrë seriozisht kërcënimet”.

Në lidhje me karrierën si modele, Atalanta deklaroi se në Shqipëri nuk ekziston modelingu i vërtetë.

“Problemi fillon që te menaxherët. Unë kam jetuar jashtë shtetit dhe kam punuar si foto-modele. Menaxheri bën një punë kolosale, duke të të sjellë gjithçka gati. Në Shqipëri duhet të jesh sponsor i vetes, të rendësh pas gazetarëve e të tjera punë si këto që të ndihmojnë në promovim”, shpjegoi Atalanta.

FOTO GALERI
10/28

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA