Te Milani janë ende në ankth në pritje të vendimit nëse do të marrin pjesë apo jo sezonin e ardhshëm në Europa League.

Por edhe pse të gjendur në një situatë të tillë, drejtuesit e kuqezinjve janë duke punuar për të forcuar grupin për sezonin e ardhshëm.

Sipas L’Equipe, kuqezinjtë janë interesuar së fundmi për të forcuar mbrojtjen me lojtarin e Lione, Marcelo.

Megjithatë, deri tani mbetet ende në fazën e pëlqimit dhe ende nuk ka një lëvizje konkrete nga Milani për transferimin e mbrojtësit.

Top Channel