Koncepti i kampionëve të Italisë është gjithnjë e njëjta: Të marrë nga rivalët lojtarët më të mirë, e t’i “rreshtojë” në kampin bardhezi.

Ka ndodhur në të kaluarën me Higuain e Pjanic, e tashmë mund të përsëritet me Icardin nga Interi.

Sipas “Corriere della Sera”, Drejtori Sportiv i Juventus, Beppe Marotta ka menduar dy opsione për të rrëmbyer Icardin nga kampi zikaltër.

Si alternativë të parë, Marotta po mendon që të ofrojë 50 milionë euro plus Higuain, i cili për arsye bilanci sot vlerësohet 60 milionë euro.

Alternativa e dytë është më pak e mundur, e paksa më e çmendur se versioni i parë: 110 milionë euro është klauzola e kontratës që mban të lidhur Icardin tek Interi, e Marotta po e mendon ta paguajë të gjithë këtë shumë.

Top Channel