Në konferencën për shtyp një natë para vëllazërores me Kosovën, ndeshje e cila do të luhet në Zvicër, Elseid Hysaj shprehej se sa përsa kohë që nuk ka asgjë konkrete, unë mbetem një futbollist i Napolit dhe jam i lumtur për këtë.

E thuajse në të njëjtën kohë, agjenti i tij Mario Giuffreda e ka konfirmuar dëshirën e mbrojtësit kuqezi për të mbetur tek Napoli.

“E kam thënë edhe në të kaluarën. Hysaj do të mbetej pjesë e Napolit edhe nëse Sarri do të largohej. Kishim kohë që po bisedonim për rinovimin e kontratës, më pas ai u fokusua tërësisht në luftën për titull. Vullneti ynë është që ai të vijojë të qëndrojë tek Napoli, por në futboll kurrë nuk i dihet”, ka deklaruar ai për Radio KissKiss.

Top Channel