Pasi arkivoi Champions Leaguen, të cilën e fitoi për të 13-n herë në histori, Reali i Madridit ka nisur të mendojë për përforcimet për sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Florentino Perez do të ndërhyjë për të blerë një portier, një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues.

Në 5 vitet e fundit, Reali i Madridit ka shpenzuar 456 milionë euro, por ka arkëtuar nga shitjet e lojtarëve 403 milionë euro, duke regjistruar një bilanc negativ prej vetëm 53 milionë eurosh.

Tashmë, lista e blerjeve është përpiluar, megjithatë nuk përjashtohet ndonjë lëvizje surprizë e kampionëve të Europës, gjë që ata e treguan edhe në vitin 2014, kur blenë James Rodriguez pas Botërorit të Brazilit.

Për sa u përket roleve të përcaktuara, në listën e dëshirave të Realit të Madridit është Alisson Becker, që ka fituar shumë pikë kundrejt De Gea e Courtois, por në rastin e brazilianit klubi duhet të marrë edhe miratimin nga ana e trajnerit Zidane.

Sa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes, ai që ka tërhequr vëmendjen e klubit “merengues” është Odriozola i Real Sociedadit, për të cilin është gati të paguajë 40 milionë euro, sa ç’është edhe klauzola e kontratës së futbollistit.

Për rolin e qendërmbrojtësit, Reali i Madridit ka hedhur sytë nga rivalët e Atleticos, pikërisht te uruguajani Gimenez, i cili ka një klauzolë në kontratën e tij prej 65 milionë eurosh. Nëse Reali vendos të mos paguajë klauzolën për Gimenez, sigurisht që do të kërkojë alternativa të tjera, e në këtë pikë emrat që po përmenden janë Skriniar e Romagnoli, që së bashku kushtojnë 60 milionë euro.

FOTO GALERI
3/3
Odriozola (R. Sociedad)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA